Shkup, 17 maj – Të shtunën në Shkup në sallën sportive të shkollës së mesme “Gjimnazi Zef Lush Marku, në organizim të federatës dhe organizatorit teknik KM “Tefejuz” do të zhvillohet turneu në mundje “Margaritari i Maqedonisë”, i 43 me radhë. Në edicionin e 43-të të këtij turneu prestigjioz të mundjes në vendin tonë do të marrin pjesë mbi 50 mundës nga 9 shtete si Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Hungaria, Romania, Turqia dhe Sllovakia. Në të njëjtin, është paralajmëruar të marrin pjesë mbi 15 mundës nga vendi ynë, me dy ekipe A dhe B.
Ky turnir, që është edhe në kalendarin e Federatës së Mundjes së Bashkuar Botërore, pritet të dhuroj lufta të mira. Përmes këtij turne FMM-ja po orvatet që sportin e mundjes ta ktheje në mesin e sporteve dominuese në vend.
Garat eliminatore do të nisin nesër nga ora 10-të, ndërsa në orën 17 do të mbahet ceremonia e hapjes solemne dhe do të zhvillohen ndeshjet përmbyllëse dhe ndarja e çmimeve për më të mirët. (F.N)