Toronto, 15 shtator – Të paktën një person është vrarë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur në të shtënat në periferi të Torontos, njoftoi administrata rajonale e policisë nga qarku Pil, transmeton Dariknjuz.
Ende nuk ka informacione për sulmuesin.
Policët janë thirr mbrëmë rreth orës 18:30 sipas kohës lokale në udhëkryqin nga rrugët “Morning Star Drajv” dhe “Darçel Avenju”, transmeton KOHA.
Sipas mediumeve lokale, në të shtënat janë dëgjuar pothuajse 20 qitje.
Numri i përgjithshëm i viktimave mbetet i panjohur, thekson policia lokale e Pill. Policia pohon se në vendin e ngjarjes janë dërguar disa ekipe – duke përfshirë edhe ekipe taktike.
Sipas informacioneve të policisë nga terreni, dy adoleshentë janë me plagë serioze. (koha.mk)