Në stacionin policor në Bit Pazar, mbrëmë rreth orës 23.00, B.S, S.V dhe R.H kanë paraqitur se në rr. “Pavle Iliq” në banesat e tyre në rrugën e theksuar, në secilën prej tyre veç e veç kanë gjetur pjesë prej plumbave të armëve, ndërsa ka patur edhe dëmtim të dritareve. Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga një restorant afër ndërtesave.