Mbrëmë rreth orës 23:30 në Saraj, pas një zënke mes dy grupeve, ka pasur të shtëna nga armë zjarri. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe sëpata, ku sipas informacioneve të para të agjencisë Zhurnal, ka dhe të lënduar rëndë, të cilet janë transferuar në spitalin e qytetit në Shkup. Deri tani nuk dihen motivet e këtij incidenti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rastin.