Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi pasditen e 12 gushtit, kur një 34-vjeçar ka hapur zjarr duke vrarë disa persona në qytetin e Cetinjës.
Lajmi u bë i ditur nga mediat malazeze, të cilat shkruajnë se 11 shtetas kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu fëmijë.
Siç raporton gazeta “Vijesti”, burri ka qëlluar në drejtim të disa persona fare afër vendbanimit të tij, brenda lagjes.
“Vijesti”, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raporton se të paktën 11 persona janë vrarë, katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.
Në vendngjarje ndodhet Prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia, shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për çfarë ka ndodhur.
Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Gjendja e tij është stabile, raportojnë mediat atje.
Çka çoi te sulmi?
eri më tani nuk ka të dhëna zyrtare, por sipas informacioneve ende të pakonfirmuara nga disa media malazeze, gjithçka ka nisur si një konflikt familjar.
Autori ka dalë në rrugë duke qëlluar pa dallim ndaj kalimtarëve.
Sipas burimeve jozyrtare të gazetarit malazez, Ljubomir Filipoviç, autori fillimisht vrau familjen e tij dhe më pas vazhdoi sulmin ndaj fqinjëve dhe kalimtarëve./Albanianpost.com