Shkup, 20 nëntor – Para një dyqani për autopjesë në lagjen Çair sot pasdite ka pasur të shtëna, në të cilat deri më tani, siç kumtuan nga MPB, nuk ka raportime për persona të plagosur.
“Më 20.11.2020 në orën 14:55 është denoncuar për të shtëna nga armë zjarri në rr. “Cvetan Dimov” para një dyqani për autopjesë. Deri më tani nuk ka persona të plagosur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të zjarrit”, theksojnë nga MPB.
Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.