Shkup, 17 tetor 2018 – Në SPB Shkup dje rreth orës 12:25, R.S. (36) nga fshati Batincë, Shkup, ka denoncuar se në afërsi të varrezave të fshatit Batincë, derisa ka qarkulluar me automjetin e tij “audi” me targa zvicerane, personi M.Xh. nga fshati i njëjtë ka gjuajtur me armë drejt tij, pas çka ka ikur.
MPB sot kumtoi se R.S. nuk është lënduar. Ekspertizë ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, të cilat janë marrë për procedurë të mëtejshme.
Ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e tërësishëm të rastit.