Në pasditen e ditës së hënë, rreth orës 18:10 në fshatin Batincë të Shkupit në rrugën “7” derisa M.N (44) ishte në lëvizje me makinë së bashku me M.SH (51), në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga ana e SH.A (29) nga fshatin Batincë. M.N ka marrë plagë nga të shtënat në pjesën e krahut, këmbës dhe barkut, dhe ai pasi që ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Poliklinikën e Draçevës, me ambulancë është dërguar në Qendrën emergjente. Shkaku i incidentit ishte një mosmarrëveshje që kishin me familjen e SH.A ditën e njëjtë. Ekipi i SPB Shkup ka dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.