Disa persona janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në afërsi të Pallatit Uestminister në Westminster Bridge të Londrës. Një njeri me thikë është parë brenda kufijve të Pallatit, tregon një dëshmitar okular duke shtuar se është qëlluar. Besohet se dy persona janë qëlluar jashtë ndërtesës dhe raportohet se një polic është plagosur, shkruan gazeta britanike Metro.
Raportohet se një makinë në urën Uestminister ka goditur disa persona. Një fotoreporter i Reuters ka deklaruar se ka parë dhjetëra persona të lënduar.