Një person është vrarë me armë zjarri në Shkodër. Dy persona me motor dhe me maska kanë qëlluar 8 herë mbi viktimën, i identifikuar si Fatos Ferracaku.
Ngjarja ka ndodhur te Merkata e rusit.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.
Një motor i djegur është gjetur nga policia, që mendohet se është i autorëve të krimit. (TCH)