Të shtëna me armë zjarri në qendër të Mitrovicës
Policia ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Mitrovicës, shkruan Insajderi.com
Avni Zahitit, zëdhënësit të policisë nga rajoni i Mitrovicës, ka thënë për Insajderin se dyshohet që një person ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në spital.
Zahiti ka treguar se policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.