Në qendër të qytetit në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të Postës kryesore, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Këtë rast për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në orën 21:50, ndërsa ende nuk kanë informata se a ka të lënduar apo jo.
Sipas tij, një veturë është dëmtuar, ndërsa Policia është duke e trajtuar rastin.
“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera ju njoftojmë me kohë”, tha Krasniqi për “Zërin”.