Të shtëna armësh në Strasburg, një i vdekur dhe tre të plagosur (Foto – Video)

1

Në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg të Francës janë dëgjuar të shtëna armësh, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Raportohet se ushtria franceze ka vrarë personin që ai i kishte plagosur. Ai ishin duke patrulluar, kur janë ballafaquar me një sulmues, transmeton Telegrafi.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të dëgjohen të shtënat e armëve në një rrugë në Strasburg të Francës.

Martina Anderson, deputetet e Parlamentit Evropian ka shkruar në Twitter se ka qenë në atë treg kur ka dëgjuar të shtënat.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, kurse e gjithë zona përreth është bllokuar për shkaqe sigurie.

Banorët e asaj zone janë mbyllur nëpër shtëpitë, kurse turistët që kanë dashur të rikthehen nëpër hotelet e tyre nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë.

Comments are closed.