Shkup, 11 shtator – Komisioni parlamentar për sistem politik të hënë filloi debat për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi i njëjti dritë jeshile me lexim të parë javën e kaluar nw Komisionin për çështje evropiane, shkruan gazeta KOHA. Siç sqaroi Valentina Shaurek, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin qytetarët e bashkësive të cilat janë me më pak se 20 për qind, potencoi Shaurek. Ajo theksoi se përcaktimi për integrimin evropian të Maqedonisë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)