Ohër, 4 tetor – Kompanitë energjetike të Maqedonisë duhet t’i njohin mundësitë që i ofron Ligji për energjetikë, me qëllim që të bëhen më konkurruese në rajon, të bëjnë transicione interne dhe të brendshme në punën e tyre që të adaptohen në botën e re energjetike dhe në transicionin e ri energjetik. Këtë e porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, në fjalimin e tij në hapjen e konferencës ndërkombëtare “Energjetika 2018” që nga sot e deri më 6 tetor po mbahet në Ohër në organizim të Shoqatës së Ekspertëve Energjetikë të Maqedonisë dhe të Asociacionit Energjetik të Maqedonisë.
“Energjetika si qarkullim i industrisë është thelbi i cili duhet të planifikohet në mënyrë afatgjatë. Për fat të keq kjo fushë shumë vite ishte lënë pas dore në Republikën e Maqedonisë dhe vlerësoj se duhet t’i jepet kujdes i nevojshëm, sepse nëse për energjetikën nuk keni plan për 10, 20, 30 vitet e ardhshme sa parashikon strategjia energjetike në këtë mënyrë nuk keni kurrfarë plani. Energjetika nuk planifikohet prej sot për nesër, as për sivjet për vitin e ardhshëm. Duhet të planifikohet në afat më të gjatë, nëse dëshironi ta keni si të qëndrueshme dhe serioze në një shtet”, theksoi Angjushev.
Energjetika, theksoi ai, do të zhvillohet në drejtim të bursave rajonale për energji elektrike, infrastrukturë në rrjetet gazsjellëse dhe botën globale të industrisë së naftës.
Zëvendëskryeministri Angjushev pret që deri në fund të vitit të përgatitet edhe ligji për efikasitet energjetik, kur do të vendoset në debat publik, duke u refuzuar të gjithë të marrin pjesë dhe të japin kontribut të veti në formulimin e plotë të zgjidhjes ligjore.