Mauro Icardi mendon se Interi e ka merituar fitoren ndaj Milan në derbi. Ishte Icardi ai që shfrytëzoi më së miri krosin e Vecinos në fund të takimit duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e Gigi Donnarummas.
“Derbit duhet të fitohen, këtë kishim gjithë javën që e thoshim. Kishim mundësi, goditëm shtyllën, na u mohua një gol, kështu që e merituam fitoren në fund. Por të fitosh në minutën e 92-të është akoma më e bukur,” shprehet argjentinasi për Sky Sport Italia.
1-0! Great cross from Vecino, great finish from Icardi. Questions must be asked of Musacchio & Donnarumma there #DerbyDellaMadonnina https://t.co/pdDZSchiMG
— Adam Digby (@Adz77) October 21, 2018
“Duhet të vazhdojmë kështu. E thashë para se të niseshim për ndeshjet e kombëtares se Inter duhet të fitonte për këta tifozë të mrekullueshëm në San Siro, dhe për ne, sepse duhet të mësohemi të fitojmë në vazhdimësi”, shtoi më tej sulmuesi zikaltër.
“E kemi ne në dorë për të gjetur vazhdimësinë, më pas do të shohim në fund të sezonit se ku jemi. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mbledhim sa më shumë trepikësha”, përfundoi Ikradi.