Njerëzit e shëndoshë, të cilëve shtresa dhjamore iu është përqendruar në pjesën e belit, janë të prirur të kenë mungesë të vitaminës D. Është ky është paralajmërimi që bën një studim i fundit holandez. Studimi nxjerr në pah një tjetër efekt të dëmshëm të obezitetit.
Nivelet e ulëta të vitaminës D në trup janë të lidhura me dobësimin e shëndetit të kockave, si dhe rrit rrezikun për infeksion në rrugët e frymëmarrjes, çrregullimet autoimune dhe sëmundjet e zemrës. Konkluzionet rrjedhin nga një analizë, nga grumbullimi i të dhënave që u bë në Holandë nga dy universitetet University Medical Center dhe Leiden University Medical Center.
Studiuesit tregojnë se nivelet e larta të yndyrës në pjesën e barkut lidhen direkt me nivelin e ulët të vitaminës D. Tek meshkujt e shëndoshë, nivelet e larta të yndyrës së përgjithshme ishin të lidhura me nivelin e ulët të vitaminës D, por e njëjta gjë nuk rezultoi tek gratë e shëndosha.
Gratë e shëndosha, megjithëse kanë sasi të lartë të yndyrës, nuk iu gjet nivel i ulët i vitaminës D, gjë që u gjet tek meshkujt e shëndoshë.
Megjithatë mbetet e paqartë nëse niveli i ulët i vitaminës D është shkak se njerëzit të vendosin shtresa dhjamore tek pjesa e barkut. Por kjo thonë studiuesit, do të jetë një fokus për studimet e ardhshme. “Për shkak të natyrës vëzhguese të këtij studimi, ne nuk mund të nxjerrim një përfundim shkakun se niveli i obezitetit ka të bëjë më mungesën e vitaminës D”, tha drejtuesi i studimit Rachida Rafiq.