“Të bërtiturit ju bën mirë”… është një arsyetim që shpesh e dëgjojmë për të sharat, e së fundmi një studim ka treguar që shprehja e emocioneve përmes të bërtiturave dhe sharjeve ndihmon në shërimin e zemrës dhe lehtëson dhimbjet.
Hulumtuesit kanë deklaruar që në qoftë se të sharat përdoren për të tërhequr vëmendjen, mund të përfitojmë prej kësaj. Tutje ata kanë thënë që përdorimi i këtyre fjalëve ndihmon me shqetësimet sociale afatshkurtra. Megjithatë përdorimi i tepruar mund të largoj këtë efekt.
Rezultatet e hulumtimit të zhvilluar nga Massey University, tregojnë që mallkimet ndihmojnë me lehtësimin e dhimbjeve fizike.