Të sëmurët nga Kovid-19 votojnë sipas protokollit të veçantë shëndetësor

24

Shkup, 13 korrik – Votimi i sotëm i të sëmurëve me Kovid-19 dhe personave të cilët janë në vetizolim zhvillohet sipas  protokollit të veçantë të konfirmuar shëndetësor për mbrojtje. Të drejtën e  votës sot,  dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mund ta realizojnë 716 persona të cilët u paraqitën në KSHZ. Ata votojnë në shtëpitë e tyre.

Këshillat e veçantë zgjedhor të cilët shkojnë për ta realizuar votimin  në shtëpitë e personave të cilët janë pozitiv të KOVID-19 dhe janë në izolim shtëpiak para nisjes  përgatiten me pajisje personale mbrojtëse e cila përbëhet nga: manteli për një përdorim, dorezat për një përdorim, maska  mbrojtëse standarde kirurgjike dhe mjete për dezinfektim.

Anëtarët e këshillit të veçantë zgjedhor  pajisjen mbrojtëse e ndërrojnë  pas përfundimit të votimit te çdo votues, përkatësisht aq herë që do të votojnë votues. Personi i cili voton patjetër e ka të mbajë maskë  në pjesën e hundës dhe gojës.

Gjatë hyrjes në hapësirën e brendshme së pari personi  i cili voton  i dezinfekton duart. Gjatë hyrjes në shtëpinë e votuesit,  para se t’i jepet fletvotimi, votuesit  i jepen maska mbrojtëse  nëse nuk ka edhe doreza mbrojtëse.

Gjatë dhënies së letërnjoftimit, votuesi e zbret maskën  për shkurt kohë për identifikim dhe e mban distancën e rekomanduar nga anëtarët e këshillit zgjedhor.

Para se t’i jepet fletvotimi votuesit, patjetër e ka t’i dezinfektojë duart  në të cilat ka doreza mbrojtëse.

Pas  votimit të mbaruar,  personi i cili ka votuar  sërish i dezinfekton duart.

Në të gjithë procesin e  votimit duhet të sigurohet distancë e obligueshme prej 1,0-1,5 metra. Nuk bëhet dezinfektimi i kutisë së votimit pas çdo votuesi.

Pas përfundimit të procesit  pajisja personale mbrojtëse hiqet.

Dispozita e pajisjes personale mbrojtëse të përdorur  hiqet me vendosjen  në qesen e zezë të plastikës e cila mbyllet me shirit ngjitës, Mbeturinat trajtohen si mbeturina komunale.

Comments are closed.