Në Gjermani, dëmtimi i foleve të grerëzave mund të arrijë gjobën deri në 15 mijë euro, ndërsa të grerëzave të llojit të veçantë, deri 50 mijë euro
Edhe pse për shumicën e njerëzve, insektet paraqesin shqetësim, ata janë të mbrojtur në mënyrë të veçantë. Ai i cili e zë, e lëndon apo edhe e mbytë një grerëz pa ndonjë arsye të duhur, në Baden-Württemberg duhet të llogarisë në gjobë prej 15 mijë eurosh. Po qe se gjatë kësaj bëhet fjalë për ndonjë insekt të llojit të veçantë, gjoba mund të arrijë shumën deri në 50 mijë euro. Lloje të mbrojtura të grerëzave janë edhe grerëza e ashtuquajtur centrifugale dhe grerëzat me brirë, shkruan “Berliner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Dëmtimi i foleve të grerëzave mund të arrijë gjobën deri në 15 mijë euro, ndërsa të grerëzave të llojit të veçantë, deri 50 mijë euro.
Gjoba për grerëzat dallon sipas rrethinave në Gjermani, psh në Thüringen dhe Nordrhein-Westfalen duhet llogaritur në 50 mijë euro gjobë pa marrë parasysh se për çfarë grerëzash bëhet fjalë, ndërsa në Brandenburg edhe deri në 65 mijë euro gjobë. Në rastin e bletëve, gjobat janë më të rrepta dhe duhet llogaritur deri në 50 mijë euro gjobë po që se lëndohet, mbytet apo dëmtohet një bletë. Në Brandenburg kjo shumë arrin shifrën deri 60 mijë euro. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast konkret para gjykatave, ka pohuar Dr. Melanie von Orlow nga Organizata për mbrojtjen e natyrës në Berlin.