Shkup, 10 janar – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe të reshura të borës, më shumë në pjesët perëndimore dhe veriore. Shtresa e borës në këto pjesë në mënyrë shtesë do të rritet për 10 deri 20 centimetra. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus gjashtë deri një, ndërsa ajo e ditës prej minus katër deri tre gradë Celsius.
Në Shkup moti i ngjashëm, me vranësira dhe të reshura të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri minus një gradë Celsius.
Prej të premtes e deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulta të mëngjesit dhe me kushte për mjegull nëpër fushëgropa