Shkup, 17 qershor – Të rinjtë mesatarisht, në ditë kalojnë nga gjashtë orë në internet, më së shumti në rrjete sociale, kohën e lirë e shfrytëzojnë me familjen dhe miqtë. Meshkujt më shumë bëjnë sport dhe punë vullnetare në projekte sociale, ndërsa vajzat më shumë lexojnë libra. Të rinjtë dëshirojnë të emigrojnë jashtë vendit për shkak të përmirësimit të standardit jetësor, më së shumti diskriminohen për shkak të bindjeve politike dhe prejardhjes etnike, ndërsa në mënyrë aktive janë të kyçur në parti politike por nuk diskutojnë shumë për politikë.
Këto janë disa nga konkludimet e Studimit për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut 2018/2019 në të cilin morën pjesë 1.038 të anketuar të moshës prej 14 deri 29 vjeç, ndërkaq është kryer nga ana e Fondacionit Fridrih Ebert-zyra Shkup, transmeton KOHA.
“Të rinjtë kohën e lirë, e shfrytëzojnë në aktivitete jo të strukturuara dhe të paorganizuara, përkatësisht më shpesh kohën e kalojnë me familjen, dalin me miqtë dhe dëgjojnë muzikë. Më rrallë qëndrojnë jashtë vendit, shumë rrallë bëjnë punë vullnetare në projekte sociale dhe rrallë kalojnë kohë në qendra rinore”, theksoi Maria Tupuzovska Latkoviq, profesoreshë në ISPPI dhe koordinuese e ekipit hulumtues, lidhur me konkludimet nga studimi.
Theksoi se meshkujt bëjnë sport më shpesh se femrat, bëjnë punë vullnetare në projekte sociale dhe më shpesh kalojnë kohë në qendra rinore, përderisa femrat dhe ato të cilat janë rritur në shtëpi ku ka pasur libra, më shpesh lexojnë se të tjerët.
Në krahasim me vitin 2013, të rinjtë mesatarisht në ditë kalojnë dy orë më shumë, përkatësisht gjashtë orë në ditë.
“Në kalimin e të rinjve nga adoleshenca në moshë të hershme madhore duhet t’u ndodhin pesë ngjarje kyçe, përfundimi i arsimit, punësimi stabil, pavarësia në banim, martesa dhe fëmija i parë. Nga analiza shihet se për këtë traditë, faktor i madh është shkalla e arsimit, përkatësisht atyre personave të rinj të cilët mbeten me shkallë më të ulët të arsimit, këto ngjarje u ndodhin më shpejtë, përderisa tek ata që vazhdojnë me arsim të mesëm dhe të lartë, i prolongojnë për disa vite”, potencoi Tupuzovska Latkoviq.
Potencoi, se vetëm 15 për qind e rinisë kanë thënë se mund të lejohet gjithçka që u duhet, përkatësisht që mund të blejnë gjithçka që u nevojitet.
Nga studimi kanë ardhur në përfundim se të rinjtë kur e mendojnë jetën në vendet e huaja, ajo nuk është bazuar mbi përvojat e tyre personale.
“Në tërësi popullata rinore nuk ka dëshirë të fuqishme për migrim. Në lidhje me dëshirën për migrim, të rinjtë mund të ndahen në tre grupe, një e treta e të rinjve të cilët kanë dëshirë të fuqishme ta braktisin vendin tonë, një e treta të cilët kanë shprehur dëshirë të mesme për migrim, dhe një e treta të cilët nuk kanë dëshirë të tillë. Destinacioni më i dëshiruar për shpërngulje është Gjermania”, citoi koordinuesja e ekipit hulumtues.
Ka informuar se nga viti 2013 deri tani nuk është ndryshuar përqindja e të rinjve të cilët aspak nuk duan ta braktisin vendin, duke potencuar se më së shumti dëshirë për migrim kanë të rinjtë e moshës mes 14 deri 19 vjet, kryesisht nga mjediset urbane.
Sipas hulumtimit, të rinjtë shprehin dëshirë për shpërngulje, pothuajse asgjë nuk ndërmarrin në lidhje me atë çështje.
“Orientimi seksual dhe gjuha të cilën e flasin janë arsyeja më e vogël për diskriminim, përderisa bindjet politike dhe preardhja etnike janë arsyeja më e shpeshtë për shkak të së cilës të rinjtë janë përgjigjur se kanë duruar diskriminim”, ka potencuar Tupuzovska Latkoviq.
Citoi se, numri më i madh i të rinjve, përkatësisht 80 për qind jetojnë me prindërit e tyre, duke potencuar se 90 për qind e të rinjve në të ardhmen e shpohin veten në martesë.
Nita Starova koordinuese e projektit të studimit dhe anëtare e ekipit hulumtues, theksoi se mesatarisht, siç tregojnë rezultatet e studimit, të rinjtë mësojnë vetëm nga dy orë në ditë.
Theksoi se 54,9 për qind e të anketuarve konsiderojnë se në vendin tonë i blejnë notat, dhe se një numër i madh i tyre nuk janë të kënaqur nga cilësia e arsimit në Maqedoninë e Veriut.
“Ende të rinjtë më së shumti duan të punojnë në sektorin publik, prej vitit 2013 deri tani përqindja është rritur për 6 për qind. Si arsye për atë i cituan sigurinë e vendit të punës, pagën dhe kohën e lirë”, theksoi Starova.
Theksoi se vetëm 16 për qind e të anketuarve të rinj konsiderojnë se pas përfundimit të arsimit lehtë do të munden të gjejnë punë.
Për politikën të rinjtë më së shumti informohen në internet, ndërsa numër jashtëzakonisht i madh i të rinjve e shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Nga hulumtimi, siç tha Starova, u tregua se të rinjtë më së shumti kanë besim në armatën dhe institucionet religjioze, ndërsa më pak në institucionet.
Potencoi se 63 për qind e të anketuarve pajtohen se demokracia është formë e mirë e qeverisjes. Përqindje më e madhe pajtohen me pohimin se duhet të kemi lider i cili do ta udhëheq vendin me dorë të fuqishme në interes të opinionit.
Studimi për të rinjtë ishte zbatuar në dhjetë vende të Evropës Juglindore, ndërsa rezultatet janë analizuar relativisht në studim rajonal.