Shkup, 18 shtator – Më 30 shtator mos lejoni dikush tjetër të vendosë për të ardhmen e juaj. Ju jeni rritur në botën globale digjitale dhe pa asnjë dilemë jeni gjenerata më kozmopolite që ka jetuar në këtë vend. Prandaj ju më mirë mund ta bëni dallimin, të jeni qytetarë të lirë në botë dhe të jetoni në enklavë të izoluar, në shtet peng ku në vend të vlerave, rregullave e parimeve do të sundojë partia, individi apo familja.
Këtë e porositi Stevo Pendarovski, koordinator nacional i Maqedonisë për NATO të rinjve pjesëmarrës në shkollën me të cilat do të njihen për çështje lidhur me sigurinë, mbrojtjen dhe integrimet në NATO, fillimi i së cilës sot është shënuar me konferencën në temë “Integrimi në NATO- parakusht për siguri dhe zhvillim”.
“Të rinjtë çdoherë në gjitha shoqëritë janë në radhët e para të ndryshimeve për shkak të energjisë dhe vullnetit. Sipas gjitha anketave që i kam konstatuar deri më sot, përqindja e të rinjve të cilët do të votojnë ‘për’ më 30 shtator është bindshëm më i madh nga numri të cilët do të votojnë ‘për’ nga kategoritë tjera më të moshuara. Por, problemi me të rinjtë është se krahas qëndrimeve mirë të definuar jo çdoherë dalin në votim ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Pendarovski.
Sipas tij, siguria e shteteve çdoherë ka qenë parakusht i parë për zhvillim ekonomik. Kjo nënkupton, shton ai, “se anëtarësimi në NATO e siguron kushtin e parë që të kemi shtet dhe qytetarë të prosperuar”.
Daniela Barishiq, ambasadore e Republikës së Kroacisë në Maqedoni duke folur për përvojat kroate nga anëtarësimi në Aleancë ka potencuar se rreth 66 për qind e qytetarëve kanë përkrahur anëtarësimin në NATO.
“Shumë me rëndësi është të dini argumentet dhe përfitimet. Më 30 shtator keni zgjedhjen dhe përgjegjësinë të jetoni me vendimin që ju e keni sjellë. Shfrytëzoni të drejtat e juaja qytetare dhe zgjidhni nëse doni të jeni pjesë e BE-së ose NATO-s, ndoshta ajo nuk është zgjidhje e përkryer, por nuk di çka do jetë më e mirë se sa të jesh anëtare e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Barishiq.
Ndërkohë, për Gorazd Bartol nga Zyra e NATO-s në Shkup i cili pasi filloi të kryejë detyrën e tij siç tha, “pas disa muajsh ka qenë i shokuar”. Ka potencuar se Maqedonia ka bërë hap të madh përpara.
“Më dërguan nga NATO t’i ndihmojë vendit të ecë përpara, të realizojë planin e anëtarësimit me detyrat, por erdha në përfundim se nuk do të jetë e thjeshtë puna. Mu për këtë isha i shokuar. Nuk arrita t’i shfrytëzojë përvojat e mia në ushtri. Pastaj në Bruksel 28 kombe, në atë periudhë, kërkuan raport dhe erdha në përfundim se gjitha 28 kombet dërguan porosi të qartë që Maqedonia të bëhet anëtare e atij klubi”, ka theksuar Bartol.