Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Duhël ku mbetën të vdekur tre të rinj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar identitetin e viktimave të përfshira në aksident, njofton Klan Kosova.
“Viktimat janë: Q.H 1996, L.R 1998 dhe J. T 1999. Tre të rinjtë janë nga rajoni i Prishtinës”, ka thënë Gashi për klankosova.tv.
Mësohet se të rinjtë kishin lidhje gjaku mes vete, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture të tipit “Golf 7”. Shoferi i kamionit është duke u trajtuar në spital me urdhër të Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitët policore dhe ato të emergjencës, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka mbetur i vdekur edhe një person në një aksident tjetër në Vitomericë të Pejës.