Shkup, 13 shtator – Mbi 400,000 qytetarë janë regjistruar deri më tani, ndërsa vetëm dje janë regjistruar 111,186 persona, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.
ESHS thekson se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, qytetarët mund të drejtohen në Zyrën për regjistrim, në numrat e telefonit të publikuar në ueb faqen popis2021.stat.gov.mk.
“Regjistruesit që kryejnë regjistrimin në terren janë persona të autorizuar të Entit shtetëror për statistikë të cilët janë të trajnuar për këtë veprimtari dhe i bëjmë apel popullsisë që t’i pranojnë në shtëpitë e tyre me besim dhe respekt dhe t’i japin të dhënat e nevojshme. Suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne”, theksojnë nga ESHS.