Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka folur mbi fëmijërinë dhe babanë e tij në një intervistë për revistën “Les Inrockuptibles”. Revista franceze zbulon se si ishin fillimet e tij të ashpra dhe rolin e rëndësishëm që kishte suksesi i tij nga karakteri i rreptë i babait, i cili nuk e lejoi kurrë të heqë dorë.
“Unë jam te Real Madrid prej tij, – tha Karim gjatë intervistës. – Unë mendoj se një foto e babait tim më përsëritet përditë në kokë. Vij nga një vend i vështirë dhe kam qenë me fat që babai im ishte gjithmonë pas meje. Deri në 18, ose 20 vjeç, nuk ,ë është ndarë”.
Ngurtësia e karakterit të babait të tij nuk e ka penguar që lojtari të mbetet i afërt me familjen: “Sot, marrëdhëniet tona janë më të qeta. Babai është personi i vetëm në familjen time, që vjen të më shikojë në Madrid, merr pjesë në trajnim, në ndeshje, është shumë i pranishëm”. Benzema, i cili pretendon se nuk ka kujtime të mira për disa faza të fëmijërisë së tij, gjithmonë ka luajtur futboll:
“Fillova të luaja shumë herët, fillimisht jetonim në një lagje, ku nuk kishte stadium. Dy pemë të mëdha u përdorën në rolin e shtyllave të portës, ku shënoja golat. Në moshën 8 vjeç u zhvendosa në Bron-Terraillon, në periferi të Lionit, ku ishte një fushë futbolli. Ajo ishte e vendosur dhjetë metra larg nga shtëpia. Unë kam qenë shumë i lumtur që të luaja aty”.
Lojtari francez, i cili ka rinovuar me Real Madridin deri në vitin 2021, foli edhe për vitet e tij në Sain-Luis: “Ishte me të vërtetë diçka rigoroze, nuk kam kujtime të mira, por nuk kam pasur tjetër zgjedhje. Në moshën 15-vjeçare arrita të bashkohesha me qendrën e trajnimit të Olimpik Lion”.