Një modele 21-vjeçare e quajtur Sterre ka një numër të madh fansash në Instagram që e ndjekin për shkak të stilit të saj. Në pjesën më të madhe të fotove të saj, ajo del lakuriq në natyrë dhe për këtë thotë se nuk ka asgjë të çuditshme. Frymëzimin për të dalë nudo, ajo e gjeti gjatë udhëtimit të saj në Australi. “Unë e dua natyrën, dhe me rrobat veshur është e këndshme. Por, ta shijosh natyrën e zhveshur, është një përvojë e pakrahasueshme”, thotë 21-vjeçarja. Për ditë të tëra, Sterre vazhdoi aventurën e saj në Australi duke dalë lakuriq. Çuditërisht, vetëm një herë është kapur nudo nga një kalimtar. Modelja thotë se shpenzon shumë kohë për të studiuar vende natyrore që janë shumë të largëta dhe jo të popullarizuara, në mënyrë që të qëndrojë lakuriq. 21-vjeçarja në Instagram ka hapur një profil të quajtur “a.naked.girl”, ku aty hedh të gjitha fotot e saj nudo. Më shumë se 56 mijë fansa e ndjekin atë në rrjetin social.