Punonjësit e kulturës do të kenë rritje pagash duke filluar nga paga për muajin prill 2019. Informacionin për nivelimin e pagave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës u miratua nga Qeveria në seancën e sotme.
Kjo u njoftua nga kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
“Me këtë vendim të Qeverisë, 2899 punonjës në kulturë do të kenë rritje pagash duke filluar nga paga për muajin prill 2019”, tha kryeministri.
Me nivelimin e pagave përfshihen të gjithë të punësuarit në kulturë, respektivisht të punësuarit në institucionet kombëtare dhe të punësuarit në institucionet lokale nga fusha e kulturës.
“I uroj punonjësve të kulturës dhe artistëve për atë që e kanë merituar, vazhdojmë të punojmë në ngritjen e standardit në kulturë. Kultura është një prej shtyllave të shoqërisë sonë të përbashkët”, shkroi kryeministri Zaev.(koha.mk)