Një depozitë e madhe parash është gjetur në shtëpinë e presidentit të rrëzuar sudanez, Omar al-Bashir. Pas këtij tasti, ish-presidenti po hetohet për pastrim të parave, thonë prokurorët, raporton KTV, transmeton Koha.
Shërbimet e sigurisë gjetën euro, dollarë dhe paund sudanez, që arrinin më shumë se 130 milionë dollarë. Ish-udhëheqësi është nën arrest shtëpiak pas disa muajve të protestave që çuan në largimin e tij nga presidenca.
Prokurori i përgjithshëm i Sudanit tha se një komitet i ri do të themelohet për të mbikëqyrur hetimet kundër korrupsionit.