Shkup, 20 dhjetor – Edhe pse sot duhej të bëhej e qartë nëse Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski do të ekstradohen në Maqedoni, megjithatë gjykata në Selanik sot nuk solli një vendim të tillë.
Vendimin për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit gjykata e Selanikut do ta kumtoj të premten.
Seanca gjyqësore edhe sot u mbajt me dyer të mbyllura. Ndërkohë edhe pse ishte paralajmëruar që në seancën e sotme të dëshmoj edhe bashkëshortja e Goran Grujovskit, gjykata nuk lejoi një gjë të tillë.
Dëshmoi profesori Aleksandar DAshtevski I cili gjykatësve duhej tua sqaroj se si është formuar PSP-ja, për çfarë qëllimi dhe për çfarë I ndjek. Por edhe të kërkonin mendim nga ai si ekspert për të drejtat e njeriut.
Seanca e sotme gjyqësore ka zgjatur pothuajse 5 orë. (alsat)