Uashington, 10 janar – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp të premten do të vendos nëse do t’i pezullojë dënimet për Teheranin, të cilat i përmban Marrëveshja bërthamore me Iranin prej vitit 2015.
“Tramp duhet të ketë takim me sekretarin shtetëror Reks Tilerson dhe ministrin e Mbrojtjes, Xhejms Matis para të premtes”, deklaroi Stiv Doldstin, zëdhënës i Departamentit Shtetëror.
“Presim vendim deri të premten. Po bisedohet për këtë”, deklaroi Doldstin.