Shkup, 5 prill – Moti pasdite do të jetë me vranësira të ndryshme, vende-vende do të ketë vranësira jostabile me shi dhe bubullima të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Në orët e mbrëmjes të reshurat do të jenë më intensive veçanërisht në pjesët qendrore dhe veriore.
Të reshurat do të vazhdojnë edhe nesër dhe të shtunën paradite. Të reshura më intensive do të ketë në pjesët veriore dhe qendrore, ku lokalisht pritet të bien mbi 25l/m2. Nesër do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej katër deri në 13 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup temperatura e mëngjesit do të jetë 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 14 gradë Celsius.
Të shtunën temperatura e mëngjesit do të bie deri në pesë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Gjatë Pashkëve moti do të jetë stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë. Të hënën gjatë natës drejt së martës do të ketë kushte për shi të shkurtër lokal. Temperatura të hënën do të lëvizë në interval mes dy dhe tetë gradë Celsius, përkatësisht e ditës prej 17 deri në 22 gradë Celsius, të martën prej 4 deri 8 gradë Celsius e mëngjesit, derisa e ditës do të jetë prej 18 deri në 23 gradë Celsius.