Moti në Maqedoni nesër dhe pasnesër do të jetë kryesisht stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Temperatura ditore nesër pritet të jetë për një deri dy gradë më e lartë në krahasim me mesataren për këtë periudhë të vitit, të shtunën për dy deri katër gradë.
Të shtunën do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa të dielën era do të vazhdojë të përforcohet, por do të ndryshojë drejtimin në verior dhe do të shkaktojë ftofje, përkatësisht rënie të temperaturave për katër deri pesë gradë.
Prej të dielës vendi sërish do të jetë nën rrymim jugor të ajrit, ndërsa temperatura do të jetë në ngritje graduale. Prej të shtunës, e deri nga mesi i javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale dhe të shkurtëra të shiut me bubullima të rralla.