[adning id="476476"]

Të premten bëhet spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

9

Shkup, 28 korrik – Komuna e Shkupit njofton se ditën e premte do të bëjë spërkatjen kundër mushkonjave.

Dezinsektimi kundër mushkonjave që do të ndodhë në territorin e Komunës së Shkupit do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit.

Po ashtu dezinsektimi në terren do të bëhet po atë ditë gjatë gjithë ditës.

“nëse kushtet klimatike nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi me avion do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet do të jenë më të volitshme”, thonë nga Komuna e Shkupit duke i njoftuar bletarët që t’i ndërmarrin masat e nevojshme.