“Të pikturosh” mbi një kalë (FOTO)

Këto foto të mrekullueshme tregojnë dizajnet e krijuara në kuaj nga artistja 27- vjeçare, Melody Hamer. Fillimisht punën e saj e nisi si një dëshirë kur ishte në moshën 12- vjeçare duke i qethur flokët ponit të saj. Por më pas ky pasion u kthye në një punë për të.  Në vitin 2013 ajo krijoi kompaninë e saj në Lanschire, pasi numri i klientëve të cilët kërkonin dizanjet e saj për kuajt u rrit. Fillimisht ajo bënte qethje të thjeshta të kuajve, por më pas me rritjen e kërkesave dhe të përvojës, ajo filloi të dizenjonte dhe të bënte qethje artistike.