Shkup, 9 korrik – Interesi për raportim po rritet, gjegjësisht qytetarët inkurajohen të raportojnë sjellje të kundërligjshme, jo vetëm krimin dhe korrupsionin. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Ligji për mbrojtjen e informatorëve zbatohet siç duhet, edhe pse u miratua në mars të vitit 2016. Ende informimi nuk është i mjaftueshëm brenda institucioneve dhe qytetarëve, si dhe trajnim i pamjaftueshme si të zbatohet në mënyrë efektive të mbrohet personi që dëshiron të raportojë si informatorë, informon Koha.mk
Ky është vlerësimi i Slagjana Tasevës, kryetare e Transparensi Interneshënell – Maqedoni, pas trajnimit të sotëm për të forcuar rolin e informatorëve në luftën kundër korrupsionit, të realizuar së bashku me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).
Siç informon Taseva, në Transparensi janë pranuar 17 raporte, nga të cilat nëntë për sektorin privat dhe tetë për atë publik, ndërsa shumica e tyre kanë qenë në lidhje me shkeljen e të drejtave të punës. Ajo thotë se qytetarët mund të raportojnë sjellje të kundërligjshme në KSHPK, në MPB, në Prokurorinë Publike dhe te Avokati i Popullit, ku janë emëruar persona për të punuar me informatorët. Ligji i informatorëve përmendi, vlen edhe për sektorin privat.
Ajo thekson se ende nuk bëhet dallim i mjaftueshëm mes informatorit dhe raportuesit dhe qytetarët të cilët janë raportues ballafaqohen me pasoja sepse nuk janë të informuar mjaftueshëm dhe nuk mund të mbrohen as familja e as ato.
“Për të marrë statusin e raportuesit ekziston procedurë në Ligj. Personat të cilët dëshirojnë të raportojnë diçka duhet ta zbatojnë Ligjin që të mund të kontrollohet edhe mëtej të fitojnë statusin e raportuesit. Kur flasim për mbrojtjen e raportuesve, kjo do të thotë të krijojmë mekanizëm efektiv i cili do t’i mbrojë ato që i kanë raportuar”, tha Taesva.
Edhe gazetarët mund të jenë informatorë, theksojnë, por duhet të ndjekin procedurën ligjore. Ligji gjithashtu e njeh publikimin në opinion, por nëse paraprakisht janë përdorur mundësitë tjera të informimit. Edhe raportimi në media mund të ketë status nëse ndiqet procedurën. Prandaj, nevojiten trajnime, shpjegon Taseva.
Situatat, siç është rasti me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, ku janë marrë informacionet në një farë mënyre, u përgjigj Taseva në pyetjet e gazetarëve, ende sipas ligjit nuk mund të konsiderojmë se kemi raportim, nëse nuk shfrytëzohen mekanizmat tjerë ligjor.
Biljana Ivanovska, kryetare e Komsionit Antikorrupsion, duke informuar se Irena Popovska është person zyrtar në KSHPK i cili punon me informatorët, tha se deri tani tashmë janë formuar pesë raste, ndërsa në fazë janë edhe tre të tjerë. Prej tyre dy raste tashmë janë në fazën e zgjidhjes përfundimtare dhe së shpejti do të nxirren në dritë, informon Ivanovska. (koha.mk)