Njerëzit që fitojnë më shumë para kanë më pak të ngjarë ta ndajnë pasurinë e tyre sesa ata që fitojnë më pak. Kjo sipas një studimi të ri nga Queen Mary University në Londër, të publikuar në revistën Basic and Applied Social Psycology. Hulumtuesit e zhvilluan një eksperiment social ku njerëzit u rekrutuan për të luajtur lojëra për para të vërteta.
Njerëzve iu caktua “statusi më i ulët” ose “statusi më i lartë”, gjë që përcaktoi se sa para iu dhanë atyre në fillim – me çfarë u nënkuptua pasuria. Lojërat nënkuptuan që pjesëmarrësit të vendosnin se sa para duhej të mbanin dhe sa donin t’i dhuronin për një shumë të grupit, e cila do të ndahej mes të gjithëve. Ndonjëherë pasuria e njerëzve u përcaktua rastësisht, herëve të tjera ajo bazohej në përpjekjet e tyre. Në përgjithësi, pjesëmarrësit me status më të ulët kontribuonin më shumë në shportën grupore sesa ata më status të lartë. Dhe ata që morën “status të lartë” kontribuuan edhe më pak se kur e fituan pasurinë në mënyrë rastësore.
“Për individët me status të lartë, mënyra me të cilën ishte arritur pasuria, qoftë në mënyrë rastësore apo përmes përpjekjes, duket të jetë faktori kyç që e përcakton nivelin e bashkëpunimit të vëzhguar”, tha Magda Osman, profesoreshë në Queen Mary’s School of Biological and Chemical Sciences dhe autore kryesore e studimit. “Nuk ishte kështu edhe për individët me status të ulët. Mënyra se si e fituan statusin e tyre të ulët nuk ndikoi në sjelljen e tyre në lojë”.