Zëvendëskryeministri i Turqisë dhe njëherësh zëdhënës i qeverisë Numan Kurtulmush ka mbajtur konferencë për gazetarët, ndërkohë që ende vazhdon mbledhja e Këshillit të Ministrave nën kryesinë e kryeministrit Binali Yldirim në Rezidencën Çankaya, raporton Anadolu Agency (AA). “Aktualisht, me një koordinim mes ministrave, të gjitha njësitet tona relevante po punojnë për shpëtimin dhe arritjen deri te dhjetë vëllezërit tanë që kanë ngelur nën rrënoja. Urojmë që së shpejti të arrijmë deri te dhjetë punonjësit tanë”, u shpreh Kurtulmush. Në shenjë reagimi ndaj kufizimit të ezanit në xhaminë Al-Aksa dhe xhamitë e tjera, Kurtulmush tha se kjo është e papranueshme dhe “në kundërshtim me të gjitha liritë e besimit, fesë dhe ndërgjegjes”. Siç tha Kurtulmush, shekuj më parë në Jerusalem jetonin së bashku muslimanë, të krishterë dhe hebrenjë. “Rrjedhimisht, është e pakuptueshme ndalja e zërit të ezanit nga xhamitë në qytetin me histori multikulturore. Është fyerje ndaj kulturës, historisë, së kaluarës dhe multukulturalizmit të Jerusalemit nëse nuk kuptohet kjo”, u shpreh Kurtulmush.