Shkup, 5 dhjetor – Fushata parazgjedhore ka hyrë në javën e fundit të saj duke u shtuar premtimet e liderëve politikë për të joshur të papërcaktuarit, të cilat në dy tre anketat e fundit dalin mbi 10 për qind. Në sondazhin e fundit të institutit “Pavel Shatev”, 13.9 për qind janë deklaruar se ende nuk e dinë se për kë do të votojnë. Edhe sondazhi i mëhershëm i Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë numrin e të papërcaktuarve e nxjerr me 10 për qind. Kjo, pasi në taborin maqedonas të gjitha indikacionet janë që dy partitë më të mëdha politike – VMRO dhe LSDM qëndrojnë pothuajse njëjtë me mbështetje në elektorat një javë para mbajtjes së zgjedhjeve. Lufta në ditët e fundit mes këtyre partive do të jetë në drejtimin se cila do ti marrë të papërcaktuarit dhe votat e atyre që në moment të fundit mund të vendosin për partitë e mëdha politike, duke shmangur partitë me të vogla siç ka ndodhur rëndomë në Maqedoni në zgjedhjet e kaluara. Në taborin shqiptarë indikacionet janë se partia më e madhe në pushtet – BDI pritet të ketë rënie, por jo aq sa të ulë ndjeshëm edhe numrin e deputetëve ndër 13 apo 14 deputet, bazuar kjo në anketat që janë bërë deri më tani. Të papërcaktuarit në taborin shqiptarë më gjasë janë të pakënaqurit nëe BDI dhe më pak në PDSH që mund të rrjedhin tek dy subjektet tjera “Aleanca për shqiptarët” dhe “Rilindje me Besë”, pra nuk do të jenë si tek maqedonasit që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar. Nga ana tjetër, në këto zgjedhje mëse i pritshëm është ulja enormi të deputetëve shqiptarë, kjo pasi sistemi i numërimit të mandateve – ai i Dontit favorizon partitë më të mëdha politike kundrejt të voglave, vota e të cilëve mund të digjet nëse nuk marrin minimumin e nevojshëm për një deputet nga ata që do të dalin në zgjedhje. Megjithatë, fakti që kriza e zgjatur politike më shumë i tangoi dy partitë më të mëdha… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.