Shkup, 3 nëntor – Çmimet tek shërbimet hotelerive në tetor të këtij viti kanë mbetur në nivel të njëjtë si muajin paraprak, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar janë rritur për 0,8 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritje të çmimeve është vërejtur në Grupin ushqim për 0,1 për qind, Pijet alkoolike për 0,2 për qind dhe Pijeve jo-alkoolike për 0,3 për qind, derisa në Grupin bujtje ka ulje për 0,5 për qind. Çmimet e shërbimeve hotelerive, ndërkaq, për 10 muajt e parë të vitit janë rritur për 0,7 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e kaluar për 0,5 për qind.