Shkup, 5 dhjetor – Çmimet e shërbimeve hotelierike në nëntor të këtij viti janë të njëjta si në muajin më parë. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, çmimet e shërbimeve hotelierike në nëntor të vitit 2019 kanë mbetur në nivelin e njëjtë si edhe në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në 11 muajt e parë të këtij viti, megjithatë, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 1,0 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por janë në nivel të njëjtë si në dhjetor të vitit 2081. (koha.mk)