Oklahoma siti, 18 nëntor – Edhe një sulm i armatosur me pasojë vdekjen është regjistruar në SHBA, kësaj here në një supermarket të një qyteti të vogël në shtetin federal Oklahoma.
Mediat amerikane njoftojnë se në sulm janë të paktën tre të vdekur, ndërsa ka pasur edhe më shumë persona të lënduar.
Të shtënat janë regjistruar në supermarketin e “Uollmart” në qytetin Dankan.
Mediat, gjithashtu, njoftojnë se në mesin e të vdekurve është edhe sulmuesi.(koha.mk)