Helena, 26 shtator – Të paktën tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa udhëtarë u lënduan kur një tren i udhëtarëve i kompanisë amerikane hekurudhore “Amtrak” dje doli nga shinat në shtetin qendror verior Montana, kumtoi sot një përfaqësues i sherifit lokal.
Nëpunësi deklaroi se ka shumë të lënduar, por se numri i saktë ende nuk dihet.
Arsyeja për aksidentin ende nuk bëhet e ditur.
Në trenin që qarkullonte deri në Sietëll ka pasur rreth 146 udhëtarë dhe 16 anëtarë të personelit, kumtoi kompania “Amtrak”.