Uashington, 20 mars – Në një shkollë të mesme në qytetin Anapolis, në shtetin federal amerikan Merilend, është hapur sërish zjarr, me ç’rast janë lënduar tre persona, mes të cilëve edhe sulmuesi.
Sherifi lokal në Tuiter publikoi për incidentin në shkollën e mesme “Grejt Mils” dhe e i luti prindërit të mos vijnë deri në shkollë.
Shkolla ndodhet 70 kilometra nga Uashingtoni.
Incidenti ka ndodhur për më pak se një muaj pasi që në një sulm të armatosur në një shkollë të mesme në Florida humbën jetën 17 persona.
Nga fillimi i vitit në SHBA janë regjistruar 16 këmbimzjarre nëpër shkolla.