Manilë, 27 korrik – Një tërmet dhe tronditje pasuese, që vijuan pas disa orëve, sot e goditën ishullin me popullatë të vogël Batan, në veri të Filipineve, ku humbën jetën tetë vetë, ndërsa u lëndua rreth 60 të tjerë dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, njoftojnë autoritetet Filipine, transmeton DPA.
Shefi i zyrës lokale të situatave të jashtëzakonshme Roland Esdikul për mediat amerikane deklaroi se në tronditjet, që i ka marrë popullata, ka shtëpi të rrënuara, të cilat kanë qenë të ndërtuara me gurë dhe dru.
Goditja e parë e tërmetit ka pasur intensitet prej 5,4 ballësh sipas Rihteri, ndërsa ka vijuar edhe një prej 5,9 ballësh si dhe i treti prej 5,7 ballësh. (koha.mk)