Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u fut në një shteg të biçikletash dhe shtypi çiklistët dhe këmbësorët jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhattan. Më pas drejtuesi i makinës doli duke vringëlluar me sa duket një armë.
Policia në New York, tha se arrestoi shoferin pasi e qëlloi atë. Policia tha se i arrestuari është 29 vjeçar, por nuk e bëri të ditur identitetin e tij. Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.
Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Bill De Blasio, tha se tetë veta humbën jetën dhe një duzinë u plagosën në atë që ai e quajti “akt qyqar i terrorit”. Autoritetet thanë se 6 veta humben jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve. Të paktën 11 veta janë dërguar në spital me plagë të rënda.