Islamabad, 27 tetor – Gjatë shpërthimit të një bombe në një shkollë fetare islamike në Peshavar, në veriperëndim të Pakistanit, jetën e humbën të paktën shtatë studentë dhe ka lënduar 112 të tjerë.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë mbajtjes së mësimit në medresenë Xhamija Zibairi.
Sulmi erdhi pas disa muajsh paqeje relative në Pakistan dhe veçanërisht në Peshavar. Dhuna ekstremiste ka rënë ndjeshëm në Pakistan pas operacioneve ushtarake në zonat fisnore në kufi me Afganistanin.
Në një sulm talebanësh pakistanezë në një shkollë në Peshavar në dhjetor të vitit 2014 jetën e humbën më shumë se 150 njerëz, shumica e tyre fëmijë.