Uashington, 30 janar – Të paktën pesë person vdiqën si pasojë e valës së motit shumë të ftohtë, i cili i përfshiu disa shtete federale amerikane, përcjellë gazeta KOHA.
Të paktën 55 milionë banorë të SHBA-së në ditët në vijim do të ballafaqohen me mot të ftohtë rekord dhe temperatura të ulëta, të cilat do të ulen deri minus 53 gradë Celsius. Shkencëtarët temperaturat e tilla të ulëta i sqarojnë me fenomenin meteorologjik të quajtur “vorbull polar”.
Çikagoja do të jetë më i ftohtë se Antarktiku, thekson Bi-Bi-Si, duke shtuar se temperaturat e tilla të ulëta ndodhin njëherë në 25 vjet.
Për shkak temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, në Çikago sot nuk shkojnë në shkollë rreth 360.000 nxënës.
“Nju-Jork Tajmsi” shkruan se “vorbulla polare” sjell temperatura të ulëta të rrezikshme për ç’arsye shkollat dhe universitetet do të mbyllen.
Në pjesën veriperëndimore të SHBA-së janë mbyllur mijëra shkolla. Përveç shkollave janë mbyllur edhe shumë agjenci qeveritare.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpall edhe në shtetet Uskonsin, Miçigen, Ilinois, Alabama dhe Misisipi, ndërsa autoritetet në Ajova i paralajmëruan qytetarët derisa qëndrojnë në sipërfaqe të hapura të mos thithin thellë ajër dhe të mos flasin shumë.
Shkencëtarët sqarojnë se temperaturat e ulëta janë pasojë e rritjes së temperaturave në stratosferë mbi polin e Veriut, në lartësi mes 20 dhe 30 kilometra. Arsye është harku ajror arktik, i cili është shkëputur nga vorbulla polare, i cili përndryshe sillet rreth Polit të Veriut.
Me këtë rast u prononcua edhe presidenti Donald Tramp, i cili në Tuiter ka shkruar “në Perëndimin e Mesëm tejet të bukur”, temperaturat arrijnë deri minus 60 gradë dhe njerëzit nuk mund të qëndrojnë jashtë as disa minuta. (koha.mk)