Delhi, 10 tetor – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar kur një tren doli na binarët në shtetin verior indian Utar Pradesh, bëri të ditur policia lokale. Pesë vagonë nga treni ekspres kanë dalë nga binarët në afërsi të qytetit Raebareli disa minuta orës gjashtë sipas kohës lokale. Treni ka udhëtuar në drejtim të kryeqytetit të shtetit, Laknau.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policë dhe ekipet e shpëtimit, të cilët tentojnë t’i nxjerrin udhëtarët e ngujuar në vagonë. Shkaku për aksidentin ende nuk dihet. Rrjeti hekurudhor në Indi është një ndër më të mëdhenjtë në botë dhe aksidentet janë të zakonshme. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 e deri më tani, në aksidente hekurudhore në Indi kanë humbur jetën më shumë se 25.000 persona.