Madrid, 20 dhjetor – Në stuhinë e cila i kaploi Spanjën dhe Portugalinë jetën e humbën pesë persona, ndërsa janë dëmtuar edhe një numër i madh i ndërtesave ndërsa më shumë rrugë janë mbyllur.
Stuhia Elsa që e goditi Gadishullin Iberik të mërkurën, ndërsa u intensifikua dje pasdite, solli shira të rrëmbyeshëm.
Elsa pasoi pas stuhisë Fabian.
Një burrë dje e humbi jetën në afërsi të kryeqytetit të Portugalisë, Lisbonë pasi një dru ra mbi kamionin e tij ndërsa një tjetër e humbi jetën pasi i është rrëzuar shtëpia në pjesën veriore të vendit.
Në pjesën veriore të Spanjës jetën e humbi një person gjatë rrëshqitjes së tokës në Austri, ndërsa një tjetër pësoi në Galicia kur mbi të është shembur një mur me gurë. Derisa viktima e tretë u zhduk në vërshimet që e goditën Kastiljen.
Sipas meteorologëve spanjollë Elsa me siguri do të vazhdojë drejt Spanjës qendrore dhe jugore ku do të bashkohet me stuhinë Fabian dhe supozohet se erërat do të arrijnë shpejtësi deri në 140 kilometra në orë.
Në Portugali meteorologët paralajmëruan për përkeqësimin e kohës gjatë natës.(koha.mk)